29 Maj 2023

Gjermania regjistron suficit prej 16.7 miliardë euro në tregtinë e jashtme

Berlin, 4 maj - Byroja Federale e Statistikave Destatis ka njoftuar se bilanci i tregtisë së jashtme të Gjermanisë shënoi suficit prej 16.7 miliardë euro në mars.

Eksportet e vendit arritën në 129.7 miliardë euro në mars, me një rritje prej 5 për qind në bazë vjetore, ndërsa importet ishin 113 miliardë euro, me një rënie prej 5.5 për qind në bazë vjetore.

Në bazë mujore, si eksportet ashtu edhe importet shënuan rënie me 5.2 për qind, përkatësisht 6.4 për qind. Eksportet e Gjermanisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në mars ishin 69.3 miliardë euro ndërsa importet nga këto vende arritën në 60 miliardë euro.

Eksportet e saj drejt vendeve jo anëtare të BE-së arritën në 60.4 miliardë euro ndërsa importet nga këto vende ishin 53 miliardë dollarë.

Eksportet e Gjermanisë drejt Rusisë arritën në 900 milionë euro në mars, me një rritje prej 3.9 për qind krahasuar me marsin 2022 ndërsa importet nga Rusia ranë 92.6 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)