22 Dhjetor 2024

FMN paralajmëron për rrezikun e luftës tregtare

Washington, 5 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bëri thirrje vendeve të bien dakord mbi taksën "e domosdoshme" globale për të ardhurat e korporatave, duke paralajmëruar se mungesa e saj mund të çojë në taksa kaotike ose luftë tregtare pa rregulla globale.

"Veçanërisht jemi optimistë për një marrëveshje globale mbi taksimin e të ardhurave të korporatave në vitin 2021", tha drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva gjatë një lansimi virtual të librit.

Ajo theksoi se e gjithë bota po përballet me dy kriza shkatërruese dhe shumë të kushtueshme të shkaktuara nga koronavirusi dhe ndryshimet klimatike.

"Këto nevoja urgjente u bashkuan me frymën e rizgjuar të multilateralizmit japin një mundësi unike për të rimenduar dhe rregulluar sistemin ndërkombëtar të taksave, për të krijuar një sistem që vërtet është i përshtatshëm për shekullin 21", tha ajo.

Georgieva theksoi se qasja shumëpalëshe do të ishte mënyra e vetme për të siguruar që kompanitë shumëkombëshe me shumë fitime të paguajnë taksë të mjaftueshme dhe që ata t'u paguajnë vendeve ku ata kanë angazhime të konsiderueshme, përfshirë vendet me zhvillim me të ardhura të ulëta.

"Sistemi ndërkombëtar i taksave të korporatave është bërë aq i errët dhe i shtrembëruar. Por, ne kemi një mundësi të veçantë këtë vit që t'i sjellim dritën e thjeshtësisë dhe drejtësisë", nënvizoi ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)