29 Maj 2023

Dogana sekuestron mbi 35000 litra pije alkoolike të prodhuar pa autorizim

Prishtinë, 22 maj - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se njësit e Doganës pas sigurimit të informatave se në fshatin Novak të Prizrenit është duke u realizuar prodhim i pijeve alkoolike pa autorizim, kanë organizuar një aksion me qëllim verifikimin e kompanisë së dyshuar.  

Njësit e Doganës së Kosovës pas bastisjes ne lokacionin e dyshuar në fshatin Novak, kanë gjetur sasinë 32,850.00 litra verë dhe 2,350.00 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar.   

Pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga dogana për prodhim dhe mbajtje janë pllombuara, derisa sasia e gjetur është si në vijim:

-    Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Merlot 14% alk., sasia 5,000.00 litra;
-    Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Cabernet Sauvignon 14% alk., sasia 7,000.00 litra;
-    Raki rrushi 2021, 43% alk., sasia 2,150.00 litra;
-    Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Merlot 13% alk., sasia 5,000.00 litra;
-    Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Cabernet Sauvignon 12.5% alk, sasia 15,850.00 litra;
-    Raki rrushi 2022, 45% alk., sasia 200.00 litra;
-    Mbetje te verës, sasia 200.00 litra;

Për mallin e konstatuar dhe të ndaluar si më sipër, taksat e akcizës arrin në vlerën rreth 30.000 mijë euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme pas intervistimit të personave përgjegjës.  

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)