22 Dhjetor 2024

Dogana kap rreth 5 ton duhan të kontrabanduar

Mitrovicë, 26 qershor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se njësit e Doganës kanë realizuar një operacion gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit.   

Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganës ka thënë së Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kane kryer një Operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave  përmes rrugëve operative.  

Me ketë rast sipas tij është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (duhan i papërpunuar) në sasi prej 5,000 Kg.

"Vlera e këtij malli  është 13,000 Euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do te arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej  shmangiet nga detyrimet doganore do ti ishin  rreth 210,000 mijë Euro", ka theksuar Stavileci.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovice dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukuritë negative.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)