Diskutohet themelimi i një Gjykate Komerciale - Tregtare
Prishtinë, 13 dhjetor - Sot në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kuadër të kampanjës ‘’Drejtësia dhe Biznesi‘, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në tryezë diskutimi me stafin akademik të Fakultetit Juridik për themelimin e një Gjykate Komerciale - Tregtare.
Kampanja “Drejtësia dhe biznesi’ organizohet nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të Rishikimit Funksional të Sektorit t Sundimit të Ligjit.