04 Qershor 2023

Deficiti tregtar i BE-së arrin në 43.6 miliardë euro

Bruksel, 16 qershor - Zyra e Statistikave të BE-së (Eurostat) ka nnoftuar se bilanci tregtar i mallrave të BE-së regjistroi deficit prej 43.6 miliardë euro në prill, krahasuar me një suficit prej 12.6 miliardë euro në prill 2021.

“Eksportet jashtë BE-së të mallrave në prill 2022 ishin 198.5 miliardë euro, me 10.8 për qind më shumë krahasuar me prillin 2021 (179.1 miliardë euro)”, thuhet në raportin e Eurostat.

Importet nga pjesa tjetër e botës arritën në 242.1 miliardë euro me një rritje 45.4 për qind krahasuar me 166.5 miliardë euro në prill 2021.

Shumica e vendeve anëtare kanë shënuar rritje në eksportet jashtë BE-së, përveç Estonisë (minus 11.3 për qind), Sllovakisë (minus 6.9 për qind), Çekisë (minus 6.0 për qind), Lituanisë (minus 2.5 për qind) ndërsa Kroacia ishte pothuajse e qëndrueshme në minus 0.2 për qind.

Rritjet më të larta, nga ana tjetër, janë regjistruar në Irlandë (48.6 për qind) dhe Slloveni (38.8 për qind).

Për sa i përket importeve jashtë BE-së, të gjitha vendet anëtare shënuan rritje krahasuar me prillin e vitit 2021, më e larta ishte në Lituani (140.4 për qind), Kroaci (82.5 për qind) dhe Finlandë (72 për qind).

“Në katër muajt e parë të vitit 2022, rritjet më të larta janë vërejtur te importet dhe me një vlerë më të ulët, eksportet e energjisë, duke çuar në një rritje të ndjeshme të deficitit tregtar të BE-së në energji (-183.6 miliardë euro në janar-prill 2022 krahasuar me -66.8 miliardë euro në periudhën janar-prill 2021)”, thuhet në raport.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)