29 Maj 2023

Çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani shënuan rënie

Berlin, 16 maj -  Zyra Federale e Statistikave (Destatis) bëri të ditur së çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani shënuan rënie në prill për herë të parë që nga fundi i vitit 2020.

Çmimet e shitjes në tregtinë me shumicë ranë 0.5 për qind në bazë vjetore në prill, duke shënuar një kthesë të rënies pas 27 muajsh radhazi rritjeje, treguan të dhënat e Destatis.

Deri te rënia erdhi kryesisht për shkak të rënies vjetore prej 15.7 për qind të çmimeve të produkteve të naftës minerale, thuhet më tej.

"Gjithashtu ndikim të madh në ndryshimin e normës vjetori pati ulja e skrapit dhe mbeturinave (31.5 për qind), drithërat, duhani i papërpunuar, farërat dhe ushqimi (25.2 për qind), xehet, metalet dhe produktet metalike gjysmë të gatshme (20.5 për qind) dhe produktet kimike (5.4 për qind)", thuhet ndër të tjera.

Nga ana tjetër, krahasuar me vitin e kaluar u rritën çmimet e frutave, perimeve dhe patateve me 22 për qind, materialet dhe elementet e ndërtimit me 13.9 për qind dhe kafshët e gjalla me 11.4 për qind.

Në mars, inflacioni vjetor i shitjes me shumicë arriti në 2 për qind, sipas Destatis. Në bazë mujore, inflacioni i çmimeve të shitjes me shumicë ra me 0.4 për qind në muajin prill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)