12 Nëntor 2024

Çmimet e konsumit janë rritur për 2,8 për qind

Prishtinë, 12 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin qershor 2023.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,8% në muajin qershor 2023, krahasuar me muajin qershor 2022. Inflacioni mujor ishte 0,0% në muajin qershor 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit, në këtë periudhë, te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (22,5%); mallra shtëpiake jo të qëndrueshme (17,8%); energjia elektrike (15,0%); pemët (11,5%); qumështi, djathi dhe vezët (10,8%); shërbimet për transport (10,0%); buka dhe drithërat (9,2%); mishi (7,7%); uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (7,5%); gjërat dhe pajisjet e tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (7,2%); kujdesi personal (6,0%); mobiliet dhe orenditë (5,7%); shërbimet hoteliere (5,0%); dhe kafja, çaji dhe kakao (4,0%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9 % në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-32,5 %) dhe vajrat dhe yndyrat (-12,8%), me një ndikim të përbashkët prej (-2,1%) në IHÇK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është i pandryshueshëm në një mesatare prej 0.0% në muajin qershor 2023, krahasuar me muajin maj 2023.

Përkundër mosndryshimit, në muajin qershor 2023 të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin maj 2023, megjithatë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it.

Ngritje e çmimeve vërehet të grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: transporti ajror (7,1%); pemët (4,0%); shërbimet për transport (3,9%); dhe mishi (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3% në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perimet (-3,6%); qumështi, djathi dhe vezët (-2,6%); dhe energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (-1,3%), me një ndikim të përbashkët prej (-0,3%) në IHÇK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)