01 Prill 2023

Bursa e Stambollit mbyllet deri të martën

Stamboll, 8 shkurt - Bursa e Stambollit ka njoftuar se do të jetë e mbyllur për herë të parë që nga viti 1999 deri të martën e ardhshme për shkak të paqëndrueshmërisë së tregut pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Bursa e arsyetoi vendimin e saj sot duke përmendur “luhatshmërinë e shtuar dhe luhatjet e mëdha të çmimeve pas tërmetit shkatërrues”.

Ajo kishte regjistruar humbje të konsiderueshme përpara se të vendoste të pezullonte tregtimin këtë mëngjes.

“Duke pasur parasysh volumin e ulët të tregtimit që nuk lejon përcaktim efektiv të çmimit, të gjitha tregtimet e zhvilluara më 8 shkurt 2023 do të anulohen”, sqaroi pasdite Bursa, duke sqaruar se në fund do të qëndrojë e mbyllur deri më 14 shkurt.

Hera e fundit që Bursa e Stambollit u mbyll ishte pas tërmetit të vitit 1999, i cili vrau më shumë se 17,000 njerëz. Politikanët kishin bërë thirrje për anulimin e të gjitha transaksioneve në bursë që ndodhën pas tërmetit të së hënës.

“Nuk mjafton mbyllja (bursa). Transaksionet që u bënë në bursën e Stambollit pas tërmetit duhet të anulohen”, tha deputeti Murat Bakan, anëtar i partisë kryesore opozitare.

“Pra, bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të 500,000 mikro-investitorëve që janë nën rrënoja, të cilët janë të vdekur ose që presin ndihmë dhe që nuk kanë akses në internet”, shkroi ai në Twitter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)