ATK dhe Inspektorati i Tregut intensifikojnë inspektimet për ngritjen e çmimeve
Prishtinë,13 mars - Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor, ka takuar sot Kryeinspektorin e Tregut Lulzim Syla.
Në këtë takim janë diskutuar veprimet në identifikimin dhe marrjen e masave ligjore të rasteve të ngritjes së çmimeve si rezultat i situatës së krijuar.
Të dyja institucionet janë duke marr veprime të përbashkëta për inspektimin strikt të të gjitha bizneseve dhe shqiptimin e gjobave konform legjislacionit në fuqi. Veprimet e njëjta do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen.
ATK ka të hapura linjat telefoni për qytetarë 0800 80 800 pa-pagesë, si dhe 038 222 165 me pagesë nga ora 08:00 deri në 22:00, në të cilat mund të raportohen rastet e rritjes së çmimeve të artikujve bazik ushqimorë dhe atyre farmaceutikë.