29 Maj 2023

Tesla serish ul çmimin e makinës në SHBA

New York, 7 prill - Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla ka ulur çmimet për herë të tretë këtë vit me qëllim të rritjes së kërkesës për dy modelet e saj më të shtrenjta të automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas çmimores në faqen e internetit të kompanisë, është bërë lirim prej 5.000 dollarësh për Modelin S dhe Modelin X.

Versioni bazë i Modelit S kushton 84.990 dollarë, ndërsa çmimi i Modelit X është ulur në 94.990 dollarë.

Çmimet e versioneve sportive të Modelit 3 dhe Modelit Y janë ulur gjithashtu përkatësisht me 1.000 dhe 2.000 dollarë. Çmimi i Modelit 3 tani është 41.990 dollarë, kurse Modeli Y është 49.990 dollarë.

Tesla gjithashtu uli çmimet e automjeteve të saj në SHBA dhe Evropë në janar dhe mars për të rritur shitjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)