21 Dhjetor 2024

Telekomi tash disa vjet pa kryeshef ekzekutiv, udhëhiqet nga ushtruesit e detyrës

Prishtinë, 11 nëntor - Kanë kaluar mbi  dy vjet që kur Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga ushtrues të detyrës së kryeshefit ekzekutiv. Derisa tash është shpallur dhe pritet të mbyllet konkursi për kryeshef të ri, raporton Gazeta Sinjali.

Si shkak i ndërrimeve të shpeshta politike në pushtetin qendror edhe në vitin 2018 Telekomi ishte udhëhequr nga ushtrues detyre të kryeshefit e zyrtarëve të tjerë.

Zyra Kombëtare e Auditimit, për mbulimin e pozitave me ushrtues detyre kishte theksuar se caktimi i U.D deri në plotësimin e pozitave nuk mund të zgjatet më shumë se 6 muaj.

Derisa Telekomi me 17 tetor ka shpallur konkurs i cili përfundon me 15 nëntor për kryeshef ekzekutiv.  Pos kryeshefit, TK-ja ka shpallur konkurs edhe për zyrtar kryesor të financave dhe thesarit.

Mandati i kryeshefit ekzekutiv dhe i zyrtarit kryesor të financave në Telekomin e Kosovës është 3 vjet, por  viteve të fundit këtë detyrë nuk ka mundur asnjëri ta mbaj deri në fund.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 24 prill të vitit 2020 kishte marr vendim që t’ia ndërpresë kontratën kryeshefit ekzekutiv Bedri Istrefi, i cili një muaj ishte ushtrues i detyrës, derisa ka përfunduar konkursi.

Istrefi me 31 dhjetor 20018 është zgjedhur U.D. derisa më 23 shkurt 2019 është zgjedhur kryeshef deri me 24 prill 2020.

Menjëherë ishte caktuar Burbuqe Hana ushtruese detyre e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit. Po ashtu  ishte caktuar edhe ushtruesi i detyrës së zyrtarit kryesor të financave dhe thesarit.

Derisa ajo kishte dhënë dorëheqje  me 17 gusht 2020 dhe Bordi i Telekomit kishte emëruar Zeqir Kiçinën, i cili edhe me 18 prill të vitit 2018 ishte caktuar u.d. i kryeshefit nga Boedi i atëhershë i Telekomit.

Ndërsa me 7 qershor të vitit 2021 Bordi i Telekomit ka vendosur që ta emëroj Burbuqe Hanën ushtruese të detyrës së kryshefes së Telekomit si dhe Feim Kelmendin u.d. të zyrtarit kryesor financiar dhe thesarit.

Derisa pas zgjedhjes së kryeshefit të ri shpresohet të mos përsëriten situata të tilla dhe kryeshefi ta ushtroi mandatin tre vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)