Rusisë i mbyllet edhe korridori i fundit i transportit publik për në BE
Helsinki, 25 mars - Operatori kombëtar hekurudhor i Finlandës do të pezullojë të hënën shërbimet midis Helsinkit dhe Shën Petersburgut në Rusi, duke mbyllur një nga rrugët e fundit të transportit publik drejt Bashkimit Evropian për rusët, shkruan The Guardian.
Reuters raporton se operatori VR ishte urdhëruar nga shteti se nuk ishte më e përshtatshme për të drejtuar shërbimin hekurudhor, “Kështu që ne po pezullojmë trafikun për momentin,” tha kreu i trafikut të pasagjerëve Topi Simola.
Trenat nga Rusia për në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, kanë qenë plot me rusë që nga pushtimi i Ukrainës. Kufiri midis Finlandës dhe Rusisë mbetet i hapur për kalime me makinë private.