02 Prill 2023

RTK gjobitet me 3 mijë euro për degradimin e paligjshēm të kryetarit të Sindikatës

Prishtinë, 14 shkurt - Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshēm tē kryetarit të Sindikatës Fadil B.Hoxha.

Në vendimin e Inspektoratit, të cilin e gjeni të bashkangjitur, RTK obligohet që në afat prej tetë ditēsh ta paguajë këtë  dënim, në të kundērtën do të inicohet procedurë pērmbarimore.

SPRTK- e mirëpret këtë vendim të Inspektoratit pēr ndëshkimin e paligjshmërisë,  por në anën tjetër ështē e shqetësuar pēr dëmin financiar që po i shkaktohet Radiotelevizionit të Kosovës për shkak tē veprimeve të papērgjegjshme të Menaxhmentit.

SPRTK kërkon nga Bordi i RTK-së qē ta thērras në pērgjegjësi Menaxhmentin, për dëmin materail dhe jomaterial që po ua shkakton të punësuarve tē RTK-së si dhe për dëmtimin e buxhetit dhe imazhit tē RTK-së.

Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës me kryesinë dhe komisionet përkatëse që mbikëqyrin Transmetuesin Publik, të reagojnē dhe të kërkojnē që përgjegjēsit për veprimet e paligjshme të japin llogari.

Pasojat nga veprimet e jashtëligjshme si kjo e degradimit të kryetarit Hoxha, do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen financiare të RTK-së e cila edhe ashtu është e rëndë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)