Rekord i ri, 1 milion udhëtarë në ANP 'Adem Jashari'
Prishtinë, 26 maj - Aeroporti i Prishtinës tani më njihet si njëri ndër aeroportet e para në Evropë që menjëherë pas pandemisë ka arritur dhe tejkaluar shifrat e numrit të udhëtarëve që ishin në vitin 2019, para pandemisë.
Të bindur drejt suksesit menaxhmenti i aeroportit ishte fokusuar në shërbime kualitative dhe në sjellje të kompanive të reja si dhe shtim të numrit të fluturimeve në destinacionet ekzistuese. Sot, ANP 'Adem Jashari' ka shënuar edhe një rekord të ri duke procesuar udhëtarin e një miliontë në fluturimin e mbrëmshëm për në Genevë.