29 Mars 2023

Qytetarët e Prishtinës minjë eksperimental të një eksperimenti të çmendur

Prishtinë, 28 tetor - Me propozim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, qe një kohë po zhvillohet një eksperiment, ndoshta me qëllim të mirë për shkarkim të trafikut përmes shndërrimit të unazës së madhe një një rrugë njëdrejtimëshe duke ngarkuar shumë rrugët “Agim Ramadani“ dhe “Luan Haradinaj“ përkatësisht duke i shndërruar në një kaos që paralizon qarkullimin e trafikut por edhe të qytetarëve.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerëson se deri më tani ky eksperiment ishte provuar vetëm të shtunave dhe të dielave, ditëve kur trafiku edhe ashtu shkarkohej shumë duke shkaktuar vështirësi por jo, as përsëafërmi në masë sikur ndodhi sot në Prishtinë.

KMDLNJ konsideron se të bësh eksperiment në ditën më të ngarkuar të javës (dita e premte) nuk mund të interpretohet ndryshje përveç se një veprim jashtë çdo logjike apo kontribut për shkaktim të qëllimshëm të kaosit në trafik.

Prishtina, edhe ashtu këto rrugë që alkimistët e injorancës po i bllokojnë thuaja tërësisht, i ka dy arteriet kryesore që e bartin peshën e trafikut në qytet prandaj është papërgjegjësi e madhe t’i nënshtroni qytetarët një stresi të tillë duke ua kufizuar maksimalisht lirinë e lëvizjes dhe duke shkaktuar çrregullime në të gjitha segmentet e jetës.

Paramendoni nëse dikush, për shkaqe shëndetësore ka nevojë që të shkojë urgjentisht te mjeku apo që autoambulanca e ndihmës së shpejtë duhet të shkojë në një adresë ku një i sëmurë ka nevojë për intervenim urgjent dhe ku jeta e tij matet me minuta e jo me orë? Kush e merr përgjegjësinë për këtë ?!

Personat e papërgjegjshëm, sigurisht jo sepse, në të kundërtën nuk do të vepronin siç po veprojnë. Sa i punësuar është vonuar për punë apo nxënësi për shkollë për shkak të këtij eksperimenti të çmendur. Komuna e Prishtinës duhet të ofrojë mundësi tjera lehtësuese në rast se eksperimenton e jo, një trafik të stërngarkaur ta shndërrojë në kaos.

Komuna e Prishtinës duhet të kujdeset që të mos lejojë automjetet e rënda që të frekuentojnë rrugët kryesore që, përveç dëmeve që i shkaktojnë asfaltit dhe infrastruktures rrugore, jashtëzakonisht e rëndojnë lëvizjen e veturave tjera.

Përveç kaosit ngulfatës, komuna e Prishtinës nuk ka ofruar asnjë zgjidhje andaj, ose duhet të ndërpresë këto eksperimente jonormale, ose duhet të kërkohet përgjegjësi për projektuesit dhe zbatuesit e këtij kaosi në trafik.

Ky eksperiment i vë në situatë të rëndë edhe banorët të cilët, për shkak të kufizumeve që prodhon ky eksperiment, nuk mund të lëvizin me automjetet e tyre, as për të shkuar në punë e as për përmbushje të nevojave tjera.

Ky kaos krijon një situatë tensionuese, më shumë aksidente sikur edhe ngatërresë midis vozitëve, nga fyerjet verbale e deri te përleshjet fizike. Policia e Kosovës, në këtë rrethana është krejtësisht e pafuqishme për të vendosur rregull në trafik.

Këtij kaosi i ndihmon shumë edhe reduktimet e rrymës që lënë jashtë përdorimit semaforët dhe as për këtë komuna e Prishtinës nuk ka bërë zgjidhje. Prishtina nuk ka metro, në këto rrethana edhe qarkullimi i mjeteve të rafikut urban është i kufizuar duke shkaktuar probleme zinxhirore.

Për KMDLNj –ë është e arsyeshme që këto kufizime të zbatohen gjatë fundjavës dhe ditëve të festave por në asnjë mënyrë ditëve të punës. Komuna e Prishtinës duhet sa më parë të ndërprejë këto praktika të mbrapshta sepse, edhe ashtu, mjaftueshëm është duke i shkelur të drejtat e njeriut përkatësisht lirinë e lëvizjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)