19 Prill 2024

Posta e Kosovës lanson pullë postare për 15 vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Filatelia e Postës së Kosovës  ka njoftuar se sot ka vën në qarkullim postar emisionin e pullave postare “15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”.

Shënimi i 15-vjetorit të ngjarjes më sublime që realizoi aspiratat shekullore, shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta të manifestimit të organizuar nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, pasurohet me emision të veçantë të pullave postare.

Shenja mbrojtëse e manifestimit është edhe pamja e motivit të pullës postare të emetuar për nder të këtij jubileu të rëndësishëm shtetëror.  

Filatelia e Postës së Kosovës, përpos pullës postare me nominale €2.10, të vendosur në suvenir/ tabak me katër pulla postare, në kuadër të këtij emisioni të pullave postare emeton edhe Zarfin e Ditës së Parë, i cili me Vulën e Ditës së Parë paraqet një tërësi filatelike.  

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Znj. Nora Rraci, me rastin e emetimit të këtij emisioni me rëndësi të veçantë, ka thënë se:  

“Posta e Kosovës vazhdon të jetë përkrahës i fuqishëm në promovimin e vlerave kulturore historike të Republikës së Kosovës, si dhe rrugëtimit të saj drejt së ardhmes euroatlantike.  

Kjo pullë postare përmes letër dërgesave, gjatë rrugëtimit të saj në të gjitha vendet e botës, bartë porosinë e shënimit të ngjarjes më sublime të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës.”   

Si gjithmonë, Posta e Kosovës do të vazhdon të jetë forcë përkrahëse në të gjitha lëmitë zhvillimore të Republikës së Kosovës, duke qëndruar sa më pranë institucioneve, qytetarëve dhe bizneseve.  

Me këtë rast Posta e Kosovës ua uron të gjithë qytetarëve 15-vjetorin e Pavarësisë!  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)