29 Mars 2023

Policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1-mujore

Prishtinë, 5 gusht - Përmes kësaj komunikate, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) e sheh të nevojshme të sqarojë për të gjithë bashkatdhetarët se mbulimi i kostos së policës kufitare apo kartonit të gjelbër është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare.  

Policat kufitare sipas MFPT-së të subvencionuara kanë vlefshmëri 1-mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit 1-mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtërihet në dy mënyra:

(i) duke kaluar përsëri nëpër njërën nga pikat kufitare për të marrë edhe një policë të subvencionuar nga shteti, ose (ii) duke blerë policë të re në njërën nga zyrat e BKS-së brenda territorit të vendit.

"Vlen të theksohet se policat që blihen brenda territorit të vendit, i nënshtrohen zbritjes së çmimit prej 35%, sipas vendimit të BQK-së."

"Ky aranzhim është i domosdoshëm, marrë parasysh se kalimi përmes sistemit të kontrollit kufitar është mënyra e vetme për të identifikuar saktësinë e të dhënave që shërbejnë si bazë për subvencionim e policës kufitare", thekson MFPT.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)