OEK-u vazhdon trajnimet sipas kërkesave të ONKRR
Prishtinë, 2 Shkurt Sekretari i Përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi i njoftoi sot gazetarët mbi takimin e fundit te Organizatës Ndërkombëtare të Komunikacionit Rrugor (IRU) në të cilën ka marrë pjesë dhe me këtë rast theksoi se OEK-u do të vazhdon trajnimin e afaristëve nga Kosova për programet e Akademisë së IRU-së.
Rukiqi theksoi se në lëmin e transportit ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve, në të cilën Kosova është anëtare, OEK-u vitin e kaluar ka punuar shumë dhe vlerësoi se falë aktivitetit të Odës janë tejkaluar shumica e problemeve të theksuar në këtë lëmi.
Transporti është një hallkë e rëndësishme e cila përkrah biznesin si atë privat ashtu edhe atë publik dhe OEK-u ka pas dhe ka qasje në trajnime dhe certifikime ndërkombëtare të cilat janë në harmoni edhe me rregullat dhe direktivat e Unionit Evropian dhe rregullat e transportit ndërkombëtar, tha Rukiqi.
Sipas tij në Kosovë kishte probleme me implementimin e dy direktiva te UE, pasi që Kosova nuk ishte pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Transportit Rrugor dhe nuk ka mundur me sigurua certifikatat te cilat kërkohen në bazë të këtyre direktivave.
Vjet së bashku me Ministrinë ë Transportit dhe Postë Telekomunikacionit kemi bë një punë të madhe në drejtim të akreditimit të OEK-ut në IRU, përkatësisht nga Akademia e kësaj organizate me qëllim që këto certifikata ndërkombëtare që kërkohen konform direktivave evropiane mos të lëshohen në tregun e zi, siç ka ndodhur në të kaluarën kur janë ble në Serbi, Mal të Zi, apo në vendet tjera të rajonit por të mund të fitohen këtu nga një institucion të akredituar ndërkombëtarisht.
Përveç certifikimit të transportuesve që bartin mallra të rrezikshme OEK u është certifikuar edhe për programin tjetër i cili lidhet drejtpërdrejtë me menaxher të kompanive të transportit dhe në këtë drejtim dhe me numrin e kandidatëve të certifikuar dhe të trajnuar prijmë në raport me disa vende të rajonit, tha Rukiqi.
Prej vitit 2006 kur ka filluar trajnimi i transportuesve të mallrave të rrezikshme janë certifikuar 657 kandidatë, drejtues të makinave transportuese, ndërsa trajnimin për menaxherë të organizatave transportuese, si atyre të udhëtarëve dhe mallrave janë trajnua dhe janë certifikuar 280 kandidat.
Gjatë qershorit të këtij viti do të fillon implementimi i disa direktivave evropiane, dhe njëra ka të bëjë më takograf, pajisje e nevojshme për kontroll të shpejtësisë dhe kohës së vozitjes së drejtuesve të automjeteve.
OEK-a ka aplikua për marrjen e të drejtën e licencimit për trajnimet për përdorimin e kësaj pajisje elektronike, e cilat është e obligueshme për transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave dhe dhëtarëve.
Rukiqi kërkoi nga institucionet e Kosovës që në bazë të këtyre direktivave të fillojnë hartimin e legjislacionit, në mënyrë që mungesa e licencave të mos shkakton probleme dhe ti detyron transportuesit kosovar që të paguajnë dënime shumë të larta.
Sekretari i përgjithshëm i OEK-ut dhe koordinatori për shoqata dhe shërbime te promovimit në OEK, Mehdi Kika i informuan gazetarët në detaje lidhur me këto çështje.