Në veri të Mitrovicës i vihet zjarri një veture me targa RKS
Prishtinë, 8 nëntor - Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveqanit.
Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore.
Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale.