31 Maj 2023

Në fundjavë mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”

Prishtinë, 6 prill - Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës “Termokos” SH.A. ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielen më 08 dhe 09 prill, për shkak të punimeve, që po realizohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”, përkatësisht në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të Parkut të qytetit si dhe pjesës së Qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi”.

NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit në këtë rrugë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)