04 Qershor 2023

Ministri Mehaj inspektoi urën e ndërtuar nga inxhinierët e FSK-së

Drenas, 19 maj - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj  i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot inspektoi urën mobile ,,Mabey Johnson’’, me gjatësi prej 36 metra, të realizuar para 3 javësh nga ana e inxhinierëve të Regjimentit të Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së.

Me këtë rast ai u prit nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për këtë projekt i cili ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve të kësaj ane të izoluar pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit Janar të këtij viti.

Nga ana  e tij, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e lartë për punën e shkëlqyeshme të inxhinierëve të FSK-së dhe theksoi gatishmërinë e plotë për realizimin e detyrimit kushtetues dhe ligjor për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve tanë në çdo kohë dhe rrethanë.

Pas inspektimit, ministri Mehaj i shoqëruar edhe nga kryetari Lladrovci dhe delegacionet e tyre, nderoi të gjithë heronjtë e kombit duke vendosur buqeta lulesh para shtatoreve të tyre në Sheshin kryesor të qytetit në Drenas.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)