25 Mars 2023

Mbi 200 ankesa për tregun e komunikimeve elektronike gjatë vitit 2022

Prishtinë, 21 dhjetor - Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezen ‘Konsumatorët në tregun e telekomunikimeve’.  

Ankesat e konsumatorëve për tregun e komunikimeve elektronike janë gjithnjë e në rritje.

INDEP thekson se në platformën “Mbrojtësit e Konsumatorëve” vetëm gjatë vitit 2022, janë pranuar mbi 200 ankesa për tregun e komunikimeve elektronike.

Në departamentin për mbrojtjen e konsumatorëve në kuadër të MTI-së, ky numër është shumëfish më i lartë.

"Në një situatë të tillë, konsumatorët kërkojnë përgjigje për një numër të konsiderueshëm të shqetësimeve në tregun e shërbimeve audio-vizuele dhe të internetit."

"Konsumatori i sotëm përballet me një gamë të gjerë shërbimesh audio-vizuale dhe interneti që ofrohen në treg", thotë INDEP.

Këto shërbime sipas INDEP u mundësojnë konsumatorëve t’i qasen shërbimeve që u nevojiten në çdo kohë dhe nga kudo.

Megjithatë INDEP konsideron se të drejtat e konsumatorëve duhet të respektohen në mënyrë që të sigurohet që shërbimet audio-vizuale dhe shërbimet e internetit të përmbushin pritshmëritë e konsumatorëve dhe të ofrohen në mënyrë të drejtë nga ofruesit e shërbimeve.

Prioritizimi i të drejtave të konsumatorit i ndihmon bizneset të ruajnë besimin e konsumatorëve duke ofruar produkte dhe shërbime cilësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)