Mali i Zi pritet të aplikojë sigurimin për kosovarët
Podgoricë, 28 maj - Pas mbi dy dekadash pritet që nga mesi i qershorit të hiqen polisat e sigurimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Lëvizja nga 15 qershori drejt Malit të Zi bëhet vetëm me TPL Plus apo karton i gjelbër, i cili po ashtu duhet paguar varësisht nga kubikazha e automjeteteve dhe koha e sigurimit vjetor që kanë veturat.
Pra ashtu sikur për Maqedoni edhe për në Malin e zi duhet shkuar me TPL Plus apo kartonin e gjelbër.
Miliona euro u janë shkaktuar shqiptarëve nga Kosova dhe atyre nga Mali zi gjatë vajtje-ardhjeve në Malin e Zi dhe Kosovë, por të cilat shpenzime nuk do të ulen sepse duhet paguar TPL Plus apo kartonin e gjelbër e cila ekziston gjithandetj.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilia Regjepi, tha për "Syri.net", se më në fund pas mbi 20 vjetësh qytetarët e Kosovës dhe ata nga Mali i Zi, do të lëvizin andej e këndej pa pilcë të veçantë sigurimi.
Sipas saj pas arritjes së marrëveshjes pritet që të realizohet nënshkrimi nga 3 deri me 6 qershor dhe të fillon zbatimi i saj nga 15 qershori.
Sipas saj marrëveshje të reja pritet të bëhen edh eme shtete tjera.
Drejtori i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku,tha për "Syri.net", se BKS-ja ka autoritetin dhe autorizimin për të nënshkruar marrëveshje bilaterale mbi njohjen e politikave të sigurimit midis dy vendeve, në këtë rast me Malin e Zi, sipas tij kanë mbetur edhe disa çështje teknike, para nënshkrimit të marrëveshjes e cila do të ndodh në javën e parë të qershorit derisa zbatimi pritet të nisë nga 15 qershori.
Edhe drejtori i Byrosë së Siguruesve të Malit të Zi Boris Shaban, ka treguar se kanë komunikuar me kolegët nga BKS, për t’i gjetur mënyrat alternative e zgjidhjes së kësaj çështjeje, por ka shumë detaje teknike që duhet të zgjidhen përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje të mundshme
/syri.net/