31 Mars 2023

Lëshohet në qarkullim pulla postare “Pëllumbi ilir”

Prishtinë, 17 gusht - Nga sot, Filatelia e Postës së Kosovës, lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e rregullt të pullës postare të titulluar “Pëllumbi ilir (Columba ilyrica)”.

Pëllumbi ilir (Columba ilyrica, Archangel, Gimpel) është një ndër pëllumbat më të lashtë të Evropës. Qysh në kohët e lashta është kultivuar në të gjithë territorin e Ilirisë. Pamja e tij e bukur e veçon. Ai njihet edhe për pamjen metalike të pendëve të tij.

Thuhet se së bashku me varietetet tjera të pëllumbave edhe Pëllumbi ilir, janë pasardhës nga pëllumbi shkëmbor. Mbahet si racë zbukuruese ose luksoze e vlerësuar për pamjen e tij të pazakontë. Janë të vegjël, me peshë rreth 340 gr., kanë këmbë të papërsosura dhe sy portokalli të errët.

Posta e Kosovës, përmes kësaj pulle postare me pamje të Pëllumbit ilir, prezanton me krenari para botës bukuritë natyrore të faunës së vendit tonë, si dhe promovon Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023

- Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mbanë konferencë për media. (MAShTI, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së,  ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)