Keqpërdor pozitën, shkarkohet drejtori i Prishtina Parking, Liridon Restelica
Prishtinë, 22 gusht - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i “NPL Prishtina Parking”, Liridon Restelica.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Restelica ka keqpërdorur pozitën dhe keqmenaxhimi i ndërmarrjes.
“Shkarkohet nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, z. Liridon Restelica. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking””, shkroi Rama.