29 Maj 2023

Kanalet RTK në gjuhën shqipe do ta kenë një kryeredaktor

Prishtinë, 12 maj - Në mbledhjen e datës 11 maj Bordi i RTK-së ka marrë vendim për fuzionimin e pozitës së kryeredaktorëve në kanalet e gjuhës shqipe duke e reduktuar numrin e tyre nga dy apo më shumë në vetëm një kryeredaktor për kanalet në gjuhën shqipe të transmetuesit publik.

Përmes këtij vendimi përcaktohet që të gjitha përgjegjësitë e secilit kryeredaktor që deri më tani kanë qenë të ndara t’i kalojnë një kryeredaktori duke nënkuptuar që të gjithë vartësit e kësaj pozite tashmë do të kenë një adresë raportimi në aspektin e hierarkisë.

Me këtë rast Bordi i RTK-së ka aprovuar po kështu hapjen e konkursit publik për Kryeredaktor në transmetuesin publik përgjegjës për pjesën informative, editoriale dhe programore. Pozita e kryeredaktorit ne RTK prej vitesh është zëvendësuar me ushtrues detyre.

Në mbledhjen e datës 11 maj Bordi i RTK-së po kështu ka pezulluar rregulloren për udhëtime zyrtare pas opinionit të zyrës ligjore të RTK-së se ajo është në kundërshtim me legjislacionin e Kosovës. Deri në një vendim të radhës do të zbatohet pershtatshmerisht rregullorja numër 06/2023 për kompensimin për udhëtime zyrtare dhe shpenzime të përfaqësimit e datës 06/02/2022.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)