Hyseni viziton punimet infrastrukturore në Lagjen e Vishnjeve dhe në Llashticë
Gjilan, 24 tetor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet infrastrukturore në Lagjen e Vishnjeve dhe në Llashticë.
Kryetari Hyseni ka thënë se ekipi i palodhshëm i punëtorëve po kujdeset për infrastrukturën në çdo lagje e fshat të komunës.
“Lagja e Vishnjeve, një tjetër lagje në të cilën po ndërtohet dhe asfaltohet rruga e po bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit. Llashtica, fshat tjetër në të cilin po punohet për një infrastrukturë më të mirë e jetë më cilësore për banorët”, ka theksuar ai.