22 Dhjetor 2024

Gani Geci akuzon Ministrinë e Transportit për keqpërdorime

Prishtinë, 4 maj - Një javë pas bastisjeve që policia e EULEX-it ka bërë në Ministrinë e Transportit dhe Post-telekomuniakcionit, për hetime rreth dyshimeve për korrupsion, me një akuzë për shpërdorim të miliona eurove ka dalë sot edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhet e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, .

Ai, gazertarëve, u tha se fjala është për segmentin e rrugës Sllatinë-Gjurgjicë, ku, sipas tij, tenderin e patën fituar në vitin 2009, kompani që kanë pasur ofertat më të shtrenjta, ndërsa, kanë rënë nga konkursi kompani me renome botërore, të cilat kanë ofruar çmime shumë të lira. Geci, u tha, po ashtu, gazetarëve, se ai e din se cilat firma e kanë marrë punën, por, nuk dëshiron t’ua thotë.

“Ky trender, buxhetit të Kosovës i ka kushtruar diku rreth 50 milionë euro dhe janë shpërdoruar në këtë tender milona euro, apo, rreth 20 për qind të kësaj shume. Shkoni në zyrën e prokurimit të Ministrisë dhe hetoni. Unë e di cilat firma e kanë marrë punën dhe me çfarë çmimi, por, nuk po dua t’ua them”, ka thënë Geci.

Deputeti Geci, gjithashtu, ka kritikuar Qeverinë për heshtje para opinionit rreth rastit të bastisejes së Ministrisë së Transportit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)