Fillon shtrirja e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë
Prishtinë, 21 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në ngjarjen “Kosova Connected”.
Ky aktivitet zhvillohet për të shënuar një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/Projektit KODE, në lidhje me shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë.
Ngjarja organizohet në Shkollën Fillore “Rilindja” në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës.