25 Mars 2023

Fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj

Gjilan, 17 tetor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj.

Gjatë vizitës në këtë fshat, kreu i Gjilanit ka njoftuar se vlera e këtij projek​ti është mbi 111 mijë euro.

“Kanë nisur këto ditë punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve ne fshatin Haxhaj në gjatësi 877 metra."

"Projekti në vlerë 111,660.51 zgjidh problemin e kahmotshëm të banorëve. Po punojmë në çdo cep të komunës!”, ka thënë kryetari Hyseni.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)