31 Mars 2023

EasyJet me 19 qerrshor fillon operimin me çmime te lira

Prishtinë, 14 maj - Në vazhdën e përpjekjeve të veta për liberalizimin e transportit ajror dhe hapje të mirëfilltë të këtij tregu, më 12 Maj 2010, Ministri i MTPT e miratoi Lejen e Operimit për kompaninë ajrore zvicerane easyJet.

Përmes kësaj Leje Operimi kompania easyJet autorizohet të operojë fluturime të rregullta ajrore midis Kosovës dhe Zvicrës gjatë sezonit veror 2010, duke filluar më 19 qershor deri më 28 tetor.

EasyJet do të fluturojë nga Baseli dhe Gjeneva dy herë në javë për në Prishtinë.

Në këtë mënyrë, udhëtarëve po iu shtohen mundësitë për të fluturuar midis dy shteteve sidomos duke marrë parasysh se si Gjeneva ashtu edhe Bazeli kanë qenë shumë pak të shërbyera nga kompanitë që momentalisht fluturojnë midis Zvicrës dhe Kosovës të cilat si destinim kryesor vazhdojnë ta kenë  Cyrihun. Për më tepër, në këto dy qytete jetojnë një pjesë e konsiderueshme e diasporës kosovare.

Përndryshe, kompania easyJet është kompania e parë low cost (me çmime të ulëta) që po hyn në tregun e Kosovës dhe pritet që të nxis konkurrencë e me këtë edhe zbritje çmimesh që do të jetë në favor të udhëtarit kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023

- Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mbanë konferencë për media. (MAShTI, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së,  ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)