29 Maj 2023

Bordi i RTK-së miratoi nisjen e reformës në RTK

Prishtinë, 3 maj - Bordi i Radio Televizionit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot me tetë vota për ka aprovuar kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm për të nisur procesin e ristrukturimit dhe riorganizimit të brendshëm të RTK-së duke i hapur udhë kështu procesit të shumëpritur të reformës në RTK.

Ky proces ka si qëllim përfundimtar të mundësojë menaxhimin efektiv të administratës së RTK-së, të rrisë nivelin e prodhimit audio viziv si dhe të rrisë llogaridhënien karshi publikut, organeve vendimmarrëse dhe themeluese.

Procesi i ristrukturimit dhe riorganizimit të brendshëm pason fazën e parë të skanimit të mënyrës se si funksionon transmetuesi publik mbi të cilin është përpiluar një raport që dëshmon se struktura aktuale organizative e RTK-së nuk funksionon në përputhje me kërkesat e tregut mediatik në Kosovë. Një ndër hapat e parë të reformës është hartimi i legjislacionit sekondar që do të bëhet në harmoni me legjislacionin vendor dhe evropian për mediat publike.

Bordi i RTK-së do ta mbikëqyrë në mënyrë të vazhdueshme procesin e reformës.

Në këtë mbledhje Bordi i RTK-së po kështu ka miratuar propozimet që i dërgohen Kuvendit të Kosovës për alternativat për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës së RTK-së si dhe modelet e financimit të RTK-së.

Propozimet e modeleve të financimit janë një nismë e mirë për krijimin financimit të qëndrueshëm të RTK-së, si dhe propozimet për definimin e pronës zgjidhin një ndër problemet më të mëdha të RTK-së dhe stafit të saj.

---

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)