22 Dhjetor 2024

Zuckerberg synon qe brenda 6 muajve të aktivizojë WhatsApp Pay

New York, 1 shkurt - Mark Zuckerberg premton të bëjë revolucion edhe në sistemin e pagesave online.

Madje, duke u mbështetur te një nga platformat e tij më të suksesshme, WhatsApp.

Zuckenberg deklaroi se brenda 6 muajve të ardhshëm me shumë mundësi do të jetë aktiv WhatsApp Pay.

Praktikisht duke lidhur profilin personal të WhatsApp me numrin e llogarisë bankare ose kartës së kreditit, çdo person mund të kryejë veprime si pagesa të ndryshme, blerje biletash dhe veçanërisht shkëmbim parash midis përdoruesve të ndryshëm.

Nuk është një risi teknologjike, nga momenti që në Azi dhe veçanërisht në Kinë ka platforma të përafërta dhe të suksesshme, si We Chat. Por një sukses në treg për WhatsApp Pay do të kishte një efekt global më domethënës, duke parë popullariteti ne tij veçanërisht në vendet e Europës perëndimore .

Aplikacioni filloi testimet në 2018, duke përfshirë me sukses rreth 1 milion persona në Indi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)