22 Mars 2023

ZKA do t’i auditojë projektet për Sistemet e TI në ASHI

Prishtinë, 9 dhjetor - Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e teknologjisë së informacionit me temën “Menaxhimi i Projekteve për Sistemet e Teknologjisë së Informacionit në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (AShI)” për  periudhën  2019 - 2022.

Subjekt i auditimit është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI) që është përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK) për institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe menaxhon Qendrën e të Dhënave Shtetërore.

Qëllimi i këtij auditimi është që të vlerësohet se si Agjencia i ka menaxhuar projektet e sistemeve të TIK-ut si dhe sa ka qenë efektive në vlerësimin e projekteve përfshirë procesin e inicimit, planifikimit, zbatimit dhe monitorimit.

AShI-ja ka për qëllim digjitalizimin e shërbimeve të institucioneve dhe lehtësimin e qasjes në këto shërbime përmes platformave elektronike.

Prej vitit 2013 deri më tani AShI-ja ka bërë investime të vazhdueshme në TIK duke realizuar dhe menaxhuar rreth 45 kontrata në vlerë mbi 24 milionë euro. Investimet kryesisht janë drejtuar në projekte të ndryshme, si: blerjen dhe mirëmbajtjen e harduerit, ruajtjen dhe procesimin e të dhënave dhe sigurisë kibernetike për Qendrën e të Dhënave Shtetërore.

Poashtu, është investuar në ofrimin e shërbimeve të TI-së për institucionet publike, në zhvillimin e sistemeve të softuerit, zhvillimin e sistemit për ndërveprim të sistemeve elektronike të Qeverisë së Kosovës, zhvillimin e e-shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, në marrjen e shërbimeve si dhe në trajnime të stafit për ngritje të kapaciteteve profesionale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)