29 Maj 2023

WhatsApp lejon përdoruesit të hyjnë në llogaritë e tyre nga një telefon dytësor

New York, 27 prill - WhatsApp tani do t’i lejojë përdoruesit të hyjnë në llogaritë e tyre nga një telefon dytësor, ashtu siç mund të përdorni të njëjtën llogari në një kompjuter ose tabletë.

Funksioni i ri sapo është bërë i ditur dhe do të lancohet për përdoruesit në mbarë botën gjatë javëve të ardhshme.     
   
 Përdoruesit e WhatsApp kanë kërkuar mundësinë për ta përdorur të njëjtën llogari nga pajisje të shumta prej disa vitesh, dhe ndonëse ka qenë e mundur të përdoret aplikacioni përmes një shfletuesi uebi ose me aplikacionet për PC, kjo është hera e parë që do ta hapni llogarinë në disa telefona inteligjentë.

Sipas një postimi zyrtar në blogun e kompanisë, përdoruesit mund të flasin dhe të kenë qasje në të gjitha fotot e tyre dhe mediat e tjera nga pajisje të shumta pa kompromentuar sigurinë ose privatësinë.

Deri në katër telefona inteligjentë shtesë mund të hapet llogaria e juaj e WhatsApp dhe vetëm telefoni i parë mund të përdoret për të autorizuar qasjen në pajisjet e tjera.

Procesi është njësoj si autorizimi i WhatsApp Web – përdoruesit do të duhet të skanojnë një kod QR, megjithëse kompania gjithashtu thotë se po punon në një sistem vërtetimi të bazuar në OTP (Një fjalëkalim një herë) si një alternativë.

Një situatë e mundshme që kjo mund të jetë e dobishme është kur bateria e telefonit të një përdoruesi të harxhohet, kështu ai mund të kyçet përmes telefonit të një miku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)