WhatsApp kufizon dërgimin e mesazheve
New York, 7 prill - WhatsApp tha se kohët e fundit është vënë re një rritje serioze në numrin e dërgesave të mesazheve që shkaktojnë përhapjen e shpejtë të dezinformimit.
“Prandaj, është shumë e rëndësishme ngadalësimi i shpërndarjes së mesazheve të tilla në mënyrë që WhatsApp të mbetet një platformë për bashkëbisedim personal."
"Me kufizimin e ri që kemi sjellë mesazhe të tilla në një herë të vetme do të mund të përcillen vetëm në një bashkëbisedim”,- thuhet në deklaratën e kompanisë.
Para se kompania të merrte një vendim të tillë, përdoruesit ishin në gjendje t’i dërgonin mesazhet tek pesë persona ose grupe të ndryshme përmes aplikacionit WhatsApp.