Twig mbledh 35 milionë dollarë
Londër, 12 janar - Twig, një start-up me bazë në Londër me shumicën e ekipit në Shqipëri dhe Kosovë me një themelues dhe CEO shqiptar, Geri Cupi ka njoftuar se së fundmi ka mbledhur 35 milionë dollarë në një raund të Serisë A.
Ky sipas Twig ka qenë investimi më i madh i ngritur nga një startup teknologjik i realizuar nga shqiptarët. Twig synon të kthehet në njëbrirësh deri në vitin 2023.
Kjo do të përdoret kryesisht për zgjerimin e SHBA-së dhe BE-së për të ndihmuar përdoruesit të kthejnë gjërat që zotërojnë në një mënyrë për të paguar.
Krahas kësaj, këtë vit do të punësojmë mbi 100 persona në Shqipëri dhe Kosovë.