29 Maj 2023

TikTok gjobitet me 12.7 milionë paund për keqpërdorim të të dhënave

Londër, 4 prill - TikTok është gjobitur me 12.7 milionë paund për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, ka thënë mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.

Një hetim i kryer nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) zbuloi se aplikacioni për ndarjen e videove shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Sipas ICO shkeljet kanë ndodhur midis majit 2018 dhe korrikut 2020. Në shtator, ICO lëshoi një njoftim për TikTok për dhënien e një gjobe të mundshme.

ICO vlerëson se TikTok lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar nën 13 vjeç të përdorin platformën në vitin 2020, pavarësisht rregullave të veta që nuk lejojnë fëmijët e kësaj moshe të krijojnë një llogari.

Ligji i Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e të dhënave thotë se platformat që përdorin të dhëna personale kur ofrojnë informacion për fëmijët nën 13 vjeç duhet të kenë pëlqimin e prindërve.

Komisioneri i Informacionit John Edwards tha: “Ka ligje në fuqi për t’u siguruar që fëmijët tanë të jenë po aq të sigurt në botën dixhitale sa janë në botën fizike. TikTok nuk iu përmbajt atyre ligjeve.”

“Si pasojë, rreth një milion nën 13 vjeç iu dha akses në mënyrë të papërshtatshme në platformë, me TikTok që mbledh dhe përdor të dhënat e tyre personale. Kjo do të thotë se të dhënat e tyre mund të jenë përdorur për t’i gjurmuar dhe për t’i profilizuar ato, duke ofruar potencialisht përmbajtje të dëmshme dhe të papërshtatshme”, shtoi ai.

“TikTok duhet të kishte bërë më mirë. Gjoba jonë prej 12.7 milion £ pasqyron ndikimin serioz që mund të kenë pasur dështimet e tyre”, përfundoi Edwards.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)