Të ardhura rekorde të "Apple"
SHBA, 22 korrik - Drejtori i përgjithshëm i kompanisë kompjuterike Apple, Stiv Xhobs, u lëvdua me rezultate të mira pas lançimit të "iPhone 4", transmeton javorja kroate "Nacional".
Apple në tremujorin e tretë fiskal realizoi të ardhura rekorde prej 15,7 miliardë dollarëve dhe fitim prej 3,25 miliardë dollarësh, para së gjithash duke iu falënderuar interesit të madh për "Iphone 4".
Vitin e kaluar, kompania në periudhën e njëjtë realizoi të ardhura prej 9,73 miliardë dollarëve dhe fitim prej 1,83 miliardë dollarë.