Steve Jobs prezanton iPhone4
San Francisco, 9 qershor - Nga skena e WWDC 2010 në San Francisco, administratori i kompanisë Apple, Steve Jobs ka prezantuar krijesën më të fundit të shoqërisë që drejton prej vitesh.
Bëhet fjalë për telefonin iPhone 4 që cilësohet si një ekzemplar i rrallë pasi ka 58 % të përdorimit të browser, android 22,7% dhe Ram 8%. 9,3 mm dhe 24% më i lehtë se iPhone 3GS, kamer ballore, ekran 3.5 polësh, 326 pixel për pol dhe rezolucion 960x640.
Jobs zbuloi gjithashtu se brenda këtij telefoni ndodhet cipi A4 i përdorur për iPAD-in. Bateria e fuqishme mban deri në 10 orë për lidhjet wi-fi, 10 orë video, 40 orë muzikë dhe 300 orë telefonata.
Aktualisht telefoni mund të blihet vetëm në tregun amerikan, ndërsa në 24 qershor edhe në 5 vende të tjera. Gushti do liberalizojë shitjen e iPhone 4 edhe në 24 vende.