SpaceX ankorohet me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Florida, 24 prill - Anija hapsinore SpaceX dërgoi sot në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës katër astronautë nga tre vende të ndryshme të botës.
Sipas Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA), kapsula e SpaceX-it e cila u nis të premten nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida u ankorua të shtunën herët në mëngjes.
Ky është fluturimi i tretë me ekuipazh, një bashkëpunim mes kompanisë së sipërmarrësit Elon Musk dhe NASA-s. Ankorimi mëngjesin e së shtunës shënon herën e parë të ripërdorimit të një rakete që ka fluturuar më parë me ekuipazh njerëzor në bord.
SpaceX dërgon astronautë në stacionin hapësinor nën një kontratë disa miliarda dollarëshe me NASA-n. Fluturimi i raketave të ripërdorshme ndihmon në uljen e kostos së programit hapësinor.