22 Dhjetor 2024

Sony prezanton televizorët 3D

SHBA, 10 mars - Kompania e parë në botë në prodhimin e televizorëve, Sony prezantoi të martën linjën e re të televizorëve 3D për t’ju përgjigjur rritjes së kërkesës për filmat 3D që kanë një popullaritet të madh në kinematë e botës.

Interesi i publikut për filmat 3D u shfaq haptas me suksesin e filmit \"Avatar\", dhe tashmë kompanitë e elektronikë janë në përpjekje për të sjellë në shtëpitë e konsumatorëve eksperiencën e kinemave.

Modeli 3D i sony, Bravia, do të nisë të shitet të japoni në 10 qershor ndërsa kërkesës globale kompania do ti përgjigjet pak më vonë se konkurentët e saj në treg.

Samsung Electronics planifikon të nisë në këtë muaj shitjet e televizorëve 3D me synimin që në këtë vit të shesë 2 milion njësi ndërsa rivali Panasonic do të prezantojë produktin 3D  në shtetet e bashkuara në 10 mars.

Sony prezantoi të martën 12 modele nga të cilët 8 modele kanë aftësitë 3D. Zëvendëspresidenti i kompanisë deklaroi se për këtë vit synohet të shiten 25 milion televizorë LCD dhe 10% e totalit do të jenë me aftësitë 3D.

Paralelisht Sony planifikon të version të ri të Playstation 3 me mundësitë e lojrave në 3D. Në vitin fiskal që mbaron në këtë muaj
Sony ka shitur 15 milion televizorë LCD.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)