SHBA, zbulohet laseri antiajror
Hampshire, 20 korrik - Firma amerikane Rayethon publikoi sot laserin antiajror në Farnborough Airshow në Hampshire, të aftë të rrëzojë mjete fluturuese.
Gjatë një testimi në muajin maj, laseri është përdorur për të rrëzuar makineri ajrore të telekomanduara.
Raytheon thekson se laseri prodhon një rreze prej 50 kilovatësh, në gjendje të shkatërrojë mjete fluturuese, llaç, raketa dhe anije me sipërfaqe te vogël. Ideja për ta përdorur laserin si armë, ka ardhur që me zbulimin e laserit vete, rreth viteve 1950.