Prezantohen Samsung Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4
Të dy pajisjet karakterizohen nga faktorë të personalizueshëm të formës, përvoja të përshtatura dhe performancë të përmirësuar.
Tani
në gjeneratën e saj të katërt, seria Galaxy Z vazhdon të shkëputet nga
tradicionalja për të ofruar ndërveprime të reja me ndikim, që
përmirësojnë jetën e përditshme.
“Pajisjet e palosshme të Samsung
Galaxy janë ndërtuar mbi themelin e filozofisë sonë të hapur, duke
ofruar mundësi të reja me një personalizim të plotë si nga brenda ashtu
edhe jashtë."
"Të krijuara në bashkëpunim me partnerët tanë të
klasit botëror, pajisjet e ardhshme të palosshme ofrojnë përvoja të
pashembullta celulare që plotësojnë nevojat e përdoruesve tanë më
dinamikë," tha Dr. TM Roh, President dhe Shef i Biznesit Mobile
eXperience në Samsung Electronics.
“Përmes fokusit tonë të
palëkundur dhe lidershipit në këtë industri, entuziazmi për pajisjet e
palosshme vazhdon të rritet. Ne e kemi transformuar me sukses këtë
kategori nga një projekt radikal në një linjë pajisjesh të zakonshme që
gëzon miliona njerëz në mbarë botën.”
Si një dëshmi e
përkushtimit të Samsung ndaj mjeshtërisë superiore, çdo komponent në të
dy pajisjet është analizuar tërësisht për të ofruar një përvojë vërtet
të optimizuar për të siguruar që çdo konsumator të ketë një pajisje që i
përshtatet nevojave të tij.
Galaxy Z Flip4 bazohet në suksesin e
faktorit ikonik të formës së Samsung, duke shtuar veçori të tjera kyçe,
duke përfshirë një përvojë të përmirësuar të kamerës, një bateri më të
madhe dhe personalizim të zgjeruar, duke ruajtur dizajnin e tij ultra
kompakt.
Galaxy Z Fold4 hap mundësi të reja për përdoruesit duke
ofruar përvojën më gjithëpërfshirëse celulare të Samsung deri më sot,
duke ofruar dizajn që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër
të përmbajtjes dhe veçori multitasking si kompjuter, përveç teknologjisë
së përparuar të kamerës dhe procesorëve të fuqishëm celularë.
Galaxy Z Flip4, pajisja më e fundit e vetë-shprehjes si nga brenda ashtu dhe jashtë
Galaxy
Z Flip4 përmirëson veçoritë e preferuara të përdoruesve tanë, duke e
bërë atë pajisjen e fundit më të fuqishme për shprehjen e vetes përmes
përmbajtjeve të ndryshme, foto, video etj, por edhe falë personalizimit
të dizajnit.
Dizajni i tij kompakt si guaskë ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër.
Xhironi
video pa duar ose shkrepni selfie në grup në kënde të ndryshme duke e
palosur pjesërisht Z Flip4 për të aktivizuar FlexCam. Këto mund të
shijohen edhe në aplikacionet e preferuara të përdoruesve.
Falë
partneritetit të Samsung me Meta, FlexCam është optimizuar për
platformat më të njohura sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe
Facebook.
Bëni më shumë gjëra se kurrë me Z Flip4 duke shkrepur
selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën
kryesore me Quick Shot të përmirësuar.
Filloni regjistrimin e
videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa
më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar
pa e ndalur videon – ideale për krijuesit e përmbajtjeve (kontentit) dhe
blogerët.
Përdoruesit tani janë në gjendje të bëjnë selfie në
modalitetin e portretit dhe të shohin pamjen paraprake në raportin
aktual të fotografisë kur përdorin Quick Shot.
Me një kamer të
përmirësuar të pajisur me një sensor 65 për qind më të ndritshëm të
mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1, fotot dhe videot
janë më të qarta dhe më të qëndrueshme – ditën ose natën.
Z Flip4
është krijuar për t'u përdorur vërtet 'pa duar' – duke bërë më shumë
gjëra pa e hapur aspak telefonin. Kryeni telefonata, përgjigjuni
mesazheve, hapni makinën dhe madje kontrolloni SmartThings Scene, të
gjitha nga ekrani kryesor pa zhbllokuar telefonin.
Galaxy Z Flip4 mund të shkrepë, shfaqë përmbajtje dhe lidhet më gjatë ndërmjet karikimeve me baterinë e zgjeruar 3,700 mAh.
Me
Super Fast Charging, të mbështetur tani në Z Flip4, karikoni deri në 50
për qind për rreth 30 minuta, duke i mbajtur përdoruesit të lidhur kur
ata janë drejt fundit të baterisë.
Me menteshën më të hollë,
skajet e drejtuara, xhamin e pasmë me kontrast të mjegulluar dhe
kornizat metalike me shkëlqim, dizajni është dizajni jonë më i rafinuar
deri më tani.
Përdoruesit mund ta personalizojnë plotësisht Z
Flip4 brenda dhe jashtë, me Galaxy Themes si në ekranin kryesor ashtu
dhe në ekranin cover kur telefoni është i bllokuar, për të plotësuar
stilin e tyre me fonte, ikona dhe dizajne të personalizuara.
Plus,
përdoruesit mund të krijojnë ekranin e tyre cover me dizajne të reja të
orës dhe sfonde në formate të ndryshme si imazhe, GIF dhe madje edhe
video.