Obama i jep fund programit të NASA-s për hulumtimin e Hënës
Kejp Kanaveral, 2 shkurt - Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama i dha fund programit të NASA-s për hulumtimin e Hënës, lajmëruan mediumet botërore.
Mjetet nga ky program do të riorientohen për robotikë dhe teknologji të reja të nevojshme për hulumtimin dhe dërgimin e misionit njerëzor në Mars dhe destinime tjera, deklaruan zyrtarë të Uashingtonit.
Plani i Obamas për shkurtimin e mjeteve të këtij programi është pjesë e buxhetit të ri, i cili duhet të aprovohet nga Kongresi.
NASA nga buxheti fiton rreth 18 miliardë dollarë në vit. Në këtë moment shkencëtarët punojnë në zëvendësimin e anijeve kozmike të cilat do të tërhiqen pasi të përfundojnë ndërtimin e Stacionit internacional kozmik, projekt i cili kushton 100 miliardë dollarë dhe në të cilin marrin pjesë 16 vende.