22 Mars 2023

Nis konferenca Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero”

Prishitnë, 26 janar - Sot në Prishtinë do të fillojë konferenca Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” e cila i jep kuptim secilit diskutim e strategji, që bëhet në luftë me sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike.

Konferencës do t'i adresohet audiences sonë Ambasadori amerikan, Jefrrey M.Hovenier, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama.

Edicioni i 7-të i Konferencës për Siguri dhe Privatësi ruan traditen duke sjellë garën e madhe të hakerëve plisbardhë, që sivjet mbërrinë shumën prej  $20'000, në këmbim të raportimit të dobësive të uebfaqeve të paraselektuara.

Risi këtë edicion është edhe çmimi “The cyber security Women Game Changer Awards”, që do të shpërblejë tri femra të suksesshme në TIK, si motiv edhe për vajzat e reja, që të bëhën pjesë e fushës së sigurisë kibernetike.

Konferenca e ndarë në dy ditë, në dhjetëra panele, me temat më me interes nga siguria kibernetike dhe privatësia, me ekspertët më eminent, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, kompanive prodhuese, mediave dhe gazetarëve, do të jetë një arenë diskutimi, për të dhënë përgjigje mbi çdo problematike e pasiguri, që aktualisht sfidon mbrojtjen online.

Shoqata Kibernetike Shqiptare- ACA me shumë partner, duke nisur nga FindBug, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Agjencioni për Informim dhe Privatësi, Komuna e Prishtinës, sjellin në KLAN ARENA ekspertë vendor e ndërkombëtarë nga  Google, Fortinet, IBM, KPMG, FORTRA, AirBnB  e shumë prodhues të njohur të fushës së sigurisë kibernetike, të cilët para një audience prej 1000 personave do të diskutojnë dhe prezantojnë format më të reja të mbrojtjes nga sulmet online dhe pajisjet më inovative nga kjo fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)