NASA shtyn nisjen e anijes Endevër për shkak të motit
Florida, 8 shkurt - NASA shtyu hedhjen e planifikuar për sot të anijes hapsinore amerikan Endevër për të paktën 24 orë për shkak të motit të keq në vendin e hedhjes.
Gjashtë astronautë 5 burra dhe një grua kishin hyrë në anije për nisjes sot para agimit në qendrën e hapësirës Kennedy në Florida, por zona u mbulua nga re të dendura, duke shkaktuar anullimin e nisjes.
Ky mision është planifikuar të dërgojë pjesë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për operacionin e fundit madhor për ndërtimin e këtij stacioni, i cili është afër përfundimit.
Pas këtij misioni 13 ditor, edhe 4 fluturime të tjera janë planifikuar para se ekujpazhi i stacionit ndërkombëtar të hapësirës të përfundojë në fund të këtij viti.