NASA krijon hartën 3D të marsit
Florida, 15 korrik - Qëndra e studimeve Ames në NASA ka përfunduar hartën e parë 3 dimensionale me rezolucion të lartë të planetit Mars.
Software që të lejon të udhëtosh në sipërfaqen e planetit të kuq quhet WorldWide Telescope dhe është krijuar falë pamjeve të marra nga satelitët e NASA-s.
Kjo hartë ofron edhe dy guida turistike me të cilat mund të kërkohet për gjurmë jete në të shkuarën e planetit. Ky program është tërësisht i përdorshëm dhe bazohet në 74 mijë imazhe.