Microsoft gjobitet 20 milionë dollarë për shkelje të ligjit për fëmijët
New York, 7 qershor - Firma Microsoft do të paguajë 20 milionë dollarë për mbyllur një çëshjte të ngritur nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) lidhur me akuzat se kompania ka mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione personale nga fëmijët pa pëlqimin e prindërve të tyre, tha FTC të hënën.
Microsoft u akuzua se kishte shkelur ligjin amerikan që mbron privatësinë e fëmijëve në internet (COPPA) duke mbledhur të dhëna personale nga fëmijët e regjistruar në sistemin e lojrave Xbox pa njoftuar prindërit ose marrë pëlqimin e tyre, dhe duke ruajtur të dhënat e mbledhura, thuhet në një deklaratë nga FTC.
Vendimi kërkon që firma Microsoft të ndërmarrë hapa për të përmirësuar mbrojtjen e privatësisë për fëmijët që përdorin sistemit e tij Xbox.
Një zëdhënës i firmës Microsoft tha se kompania ishte e përkushtuar që të respektonte vendimin. Zëdhënësi shtoi se do të përditësohet procesi i krijimit të llogarisë dhe do të rregullohet një defekt i ruajtjes së të dhënave në sistemin e kompanisë.
Ligji kërkon që shërbimet online dhe faqet e internetit për fëmijët nën moshën 13 vjeç t’i njoftojnë prindërit për të dhënat personale që mbledhin dhe të marrin pëlqimin e verifikueshëm të prindërve përpara se të mbledhin dhe përdorin çdo informacion personal të fëmijëve.
Nga viti 2015 deri në vitin 2020, firma Microsoft ruajti të dhënat që mblodhi nga fëmijët gjatë procesit të krijimit të llogarisë, madje edhe kur një prind nuk arriti ta përfundonte procesin, thuhet në akuzat e ngritura.